Dy prokurorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK, duke e çuar në 5 numrin e aplikantëve.
Doloreza Musabelliu dhe Eugen Beci janë dy aspiruesit për një vend në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Më herët për të qenë pjesë e strukturave të SPAK kanë aplikuar Anton Martini, Besnik Muçi dhe Klodian Braho.