Kryesore Bëhuni gati për në Gjermani! Shqipëria “fluturon” drejt Europianit, fitore spektakolare ndaj...

Bëhuni gati për në Gjermani! Shqipëria “fluturon” drejt Europianit, fitore spektakolare ndaj Çekisë

Shqipëria ka marrë një fitore të madhe dhe spektakolare ndaj Çekisë me rezultatin 3-0.

Një sukses tejet i rëndësishëm, që na afron edhe më shumë me një kualifikim në Europian.

“Perla” e Jasir Asanit dhe dopieta e Taulant Seferit, i dha fitoren kuqezinjve, që tashmë shkëputen në krye të renditjes me 13 pikë, 4 më shumë se ndjekësit e Polonisë.

Shqipërisë, i mjaftojnë vetëm 2 pikë në dy ndeshjet e radhës, për të siguruar matematikisht kualifikimin në Europianin e Gjermanisë.