Extra Ben Stiller në “Fast and Furious”

Ben Stiller në “Fast and Furious”

Përveç aktorëve të filmave aksion në “Fast and Furious” mund të përfshihet edhe një pjesëtar të ri. Bëhet fjalë për komedianin e njohur, Ben Stiller.

Stiller gjatë gjithë karrierës së tij ka shkruar dhe luajtur, në më shumë se 50 filma duke përfshirë The Secret Life of Walter Mitty, Zoolander, The Cable Guy, There’s Something About Mary.

Edhe pse ylli “Zoolander” nuk është i njohur saktësisht për role, të cilat kanë dramë dhe aksion, ai do të ketë një rol në kastin e fundit të ekskluzivitetit “Fast and Furious” që sipas informacioneve të deritanishme shumë shpejt mund të fillojë me xhirimin e skenave për serinë e re.

Ky lajm ka qenë i papritur për fansat e filmit pasi kanë mbetur vetëm dy muaj para premierës së filmit të ri. Ndërsa në vazhdimin e nëntë kthehen Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson etj., por në këtë seri bashkohet edhe John Cena e Charlize Theron.