Një nga mikrobiologët më të njohur rusë ka deklaruar se koronavirusi është rezultat i “çmendurirave” që bënë me të në laborator shkencëtarët në Ëuhan të Kinës.
Profesori Petr Chumakov thotë se qëllimi i tyre ishte të studionin virusin dhe jo të krijonin një virus vdekjeprurës.
“Në Kinë, shkencëtarët në Laboratorin e Wuhanit, po punonin intensivisht për zhvillimin e disa varianteve të koronavirusit gjatë 10 viteve të fundit.
Ata e bënë këtë, jo me qëllim, por për të studiuar. Për mendimin tim, kanë bërë çmendurira. Për shembull, kanë futur gjenomin që i ka dhënë aftësinë virusit që të infektojë qelizat njerëzore”, tha Chumakov për “Moskovsky Komsomolets”.
Ndërsa Dmitry Peskov, zëdhënësi i Vladimir Putin, para pak ditësh kundërshtoi tezat se koronavirusi ishte bërë nga njeriu.