Herion Mustafaraj është ndër ata emra të aktrimit shqiptar që rendën drejt “Tokës së Premtuar” sapo u ndërrua regjimi në Shqipëri.
I njohur si “Beni ecën vetë”, aktori që luajti këtë personazh emblematik e ca të tjerë më pas, si fëmijë dhe i ri, u zhvendos në Amerikë si të tjera emra nga bota e artit, por pa mundur ta kapin ëndrrën e tyre hollivudiane, së paku ashtu siç e kishin skicuar.
I ftuar në “E Diell” në TCH, ai tha se puna e parë në SHBA kishte qenë ajo e pjatalarësit, për të cilën kish fituar dhe çmim.
“Puna e parë që kam bërë në Boston ishte larja e pjatave, madje fitova dhe një çmim si pjatalarësi më i mirë sepse isha i shpejtë”, tha Mustafaraj.
Ai kujton se kur u gjend për herë të parë përballë Hollywood-it, iu duk vetja shumë i vogël, por më ëndrra të mëdha e që duket se Herioni ia doli mjaft mire duke qenë se ka qenë pjesë e disa filmave hollivudianë ndër vite.
Në raport me vajzën ai tha se e konsideronte veten si baba artistik dhe aspak tradicional. “I kam thënë Deas qe duhet të gjesh veten tënde dhe të jesh e lirë”, shpjegoi ai.