Me kalimin e viteve martesa pas të 30-tave është bërë një tendencë gjithnjë e më shumë në rritje.
“Një nga trendet globale që po vihet re në shumicën e dokumenteve është vonesa në martesë, veçanërisht në mesin e klasave më të arsimuara të njerëzve, dhe veçanërisht për gratë” – thotë studiuesja dhe pedagogia Nancy Smith-Hefneir në Yogyakarta, Indonezi. Ditët e sotme gratë e reja dëshirojnë të përfundojnë arsimin e tyre dhe të përmbushin karrierën para se të angazhohen.
Diane Singerman, profesoreshë e asociuar në departamentin e qeverisjes në Universitetin Amerikan të Uashingtonit, shpiku termin “waithood” në vitin 2008, pas studimit të të rinjve në Lindjen e Mesme.
Në konceptimin e saj, termi lidhet me të dyja gjinitë dhe është një rrënjë ekonomike. Në shumë vende, siç është Egjipti, martesa është shumë e shtrenjtë për tu menaxhuar nga të rinjtë, ndërsa ideja e të pasurit fëmijët jashtë bashkimit formal nuk është ende e pranueshme nga shoqëria.
Kjo lloj pritje mund ti ‘godasë’ fort meshkujt e rinj: Shkalla e lartë e papunësisë dhe pagat e ulëta kombinohen së bashku dhe i mbajnë meshkujt larg angazhimeve dhe krijimit të familjes. Edhe në vendet ku jetesa nuk është e shtrenjtë, normat e lindshmërisë po bien: Marcia Inhorn, një profesoreshë në Universitetin e Yale, përmend Greqinë, Spanjën dhe Francën se si po përballen me problemet e lindshmërisë që lidhen me moshën, pjesërisht për shkak se të rinjtë nuk mund të përballojnë angazhimet e moshës së rritur, të tipit vendi për të jetuar.
“Pse njerëzit po heqin dorë nga martesa, pse koha për tu martuar po bëhet gjithnjë e më e gjatë në mbarë botën dhe pse ekzistojnë vonesat në lindjen e fëmijëve? Për vende të ndryshme ka arsye të ndryshme megjithatë është kthyer në një trend global“, thotë Inhorn. “Sidomos tani që gratë po rriten në mënyrë edukative në mbarë botën, shpesh duke tejkaluar arritjet meshkujve”.
Por nuk është vetëm edukimi universitar që po i bëjnë gratë të presin. Një studim i kohëve të fundit i shumë vendeve nga Afrika Sub-Sahariane zbuloi se edhe kur femrat nuk kishin marrë shumë arsimim formal, ata kishin gjasa të vononin martesën nëse gratë e arsimuara rreth tyre po e bënin këtë. Shumë prej tyre nuk po presin moshën 30-vjeçare; por ato po dalin kundër modelit tradicional të martesës në adoleshencë, duke dashur që në vend të kësaj të fitojnë një përvojë jetësore së pari.
Shumica e femrave, pavarësisht sa të arrira janë në karrierë kërkojnë që partneri i jetës të ketë të ardhura më shumë ose të barabarta me to. Kjo nuk është domosdoshmërisht e drejtë, por është thellësisht e rrënjosur, e lidhur me idetë tradicionale të maskulinitetit.
Zgjedhja, aksidenti apo një kombinim i të dyjave ka bërë që femrat e arsimuara dhe ambicioze po e gjejnë veten të paaftë për të gjetur bashkëshortin që duan në kohën që po kërkojnë. Nuk është për shkak të mungesës së përpjekjes. Llojet e burrave, të cilët janë të gatshëm për të nisur jetën familjare, për tu angazhuar, me nivele të larta arsimi dhe ambicie, nuk janë aq të shumtë në numër.
Megjithatë nëse jo martesë, shumica e njerëzve duan të paktën “një partneritet shumë të sigurt të përkushtuar dhe monogam” para se të sjellin fëmijë në botë”, thotë Inhorn. “Derisa kjo ide të ndryshojë mendoj se kjo çështje do të jetë një problem global”.