Ndërsa u bë pjesë e skenës shqiptare që në moshën e adoleshencës, Eni Koçi është përfolur shpesh për ndërhyrjet në fytyrë.
Kësaj pyetjeje ajo nuk mund t’i shpëtonte as në Instagram, kur hapi mundësinë që ndjekësit ta pyesnin për dyshimet që kishin.
Kur një nga ndjekësit e pyeti nëse ka bërë ndonjë operacion plastik, këngëtarja iu përgjigj: “Meqë më dole në temë, në moshën 13-vjeçare kam pasur problem shëndetësor dhe jam operuar me shumë urgjencë në hundë. Nga ana shëndetësore u bëra mirë më pas, por operacioni la pasoja estetike dhe deri në moshën 16-17 vjeç nuk mund ta rregulloja. Ndërhyra prapë për të rregulluar pasojat e operacionit të parë dhe rezultoi që ende kisha probleme në frymëmarrje, kështu që shkoi 7 orë operim”.
Ajo vazhdoi më tej duke u dhënë një mesazh të gjithë atyre që i shkruajnë lidhur me operacionet plastike, si dhe pranoi që fotot e publikuara në Instagram janë edituar me “Photoshop”.
“Për të gjithë ata që plasën duke thënë për operacionet, i them të informohen mirë dhe të mos gjykojnë nga disa foto profesionale (ku është mëse normale që lëkura pastrohet dhe gjithçka në detaj) dhe o burra të thonë që ka bërë gjithë trupin dhe fytyrën. Rasti im ka qenë rast i rëndë shëndetësor”, shkroi Eni.
Këngëtarja sqaroi më tej nuk ka kryer ndërhyrje në asnjë pjesë të trupit, as në të pasmet.