Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se është përkulur para qeverisë së Ramës pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike.
Sipas Berishës, Basha nuk arriti dot që t’i vendoste Kryeministrit Rama “kufirin te thana”.
“Ai nisi drejtimin e partisë duke u përkulur në kundërshtim me ligjin para regjimit të Edi Ramës. 2 vite pasi dorëzuam pushtetin, Edi Rama i bllokoi çdo projekt të Bashkisë së Tiranës. I bllokoi bulevardin, sistemimin e lumit, vendosen e tramvajës. Të gjitha këtro projekte të mbështetura fuqimisht nga qeveria e Partisë Demokratike. Kryetari ynë nuk lëvizi një gjethe të protestave në Tiranë dhe nuk arriti t’i vendoste Edi Ramës kufirin tek thana”, tha Berisha në Kuvendin e 11 Dhjetorit.