Politika Zbardhen 27 emrat e ekipit që do drejtojë përkohësisht PD-në, Këlliçi: Kuvendi...

Zbardhen 27 emrat e ekipit që do drejtojë përkohësisht PD-në, Këlliçi: Kuvendi i ardhshëm më 22 mars 2022

Kreu i komisionit drejtues të Kuvendit, deputeti Belind Këlliçi, ka zbardhur 27 emrat që do drejtojnë përkohësisht PD-në deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese që sipas tij do zgjidhen në Kuvendin Kombëtar të 22 marsit 2022.

Deri në atë kohë PD-ja tha Këlliçi do drejtohet nga ky ekip që do riorganizojë partinë ndërsa tha se të gjitha vendimet e marra nga çdokush tjetër është i pavlefshëm.

“27 emrat që janë pjesë përbërëse e ekipit të përkohshëm drejtues të PD-së deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese.

Ata janë Agron Shehaj, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Arben Ristani, Beldin Këlliçi, Aldo Himçi, Bujar Nishani, Çlirim Gjata, Edit’t Harxhi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Flamur Noka, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Rigels Muçollari, Ivi kaso, Keltis Kruja, Klevis Balliu, Ledina Mandija, Luan Baçi, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Sali Berisha.

Organet qendrore të partisë ndalohen të ushtrojnë detyrën deri në zgjedhjet e organeve të reja drejtuese. Çdo vendim i marrë deri në këtë kohë është absolutisht i pavlefshëm. Kuvendi i ri do mbahet më 22 mars 2022.” – tha Këlliçi.