Opozita Shpallja “non grata”, Berisha: Zyrtarët e DASH të rishqyrtojnë vendimin e tyre,...

Shpallja “non grata”, Berisha: Zyrtarët e DASH të rishqyrtojnë vendimin e tyre, kthej PD në pushtet

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në kuvendin kombëtar të PD edhe për vendimin e DASH për shpalljen e tij “non grata”. Berisha u shpreh se nuk ka asnjë provë ndaj tij dhe kërkoi rishqyrtim të vendimit.

Ai u shpreh se do të luftojë për të risjellë në pushtet Partinë Demokratike. “Kam muaj që pres dhe asnjë fakt, asnjë dokument dhe provë. Për faktin e vetëm se nuk ekziston. U bëj thirrje zyrtarëve të DASH të çojnë në Paris çdo fakt çdo dokument që kanë, dhe u siguroj ju se unë marr çdo vendim për veten time.

Në të kundërt, duke qëndruar i përulur ndaj të vërtetës, do të vazhdoj i pathyeshëm misionin tim si besimtar i Zotit dhe dinjitetit të njeriut. Beteja ime për rivendosjen e dinjitetit tim nuk do të ndalet kurrë. Ftoj DASH të rishqyrtojë vendimin e tyre sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë. Unë do të vazhdoj i palëkundur misionin tim për të përmbysur narkoshtetin në Shqipëri, për të rikthyer në pushtet PD-në si parti e vlerave të lirisë, si parti që në epiqendër ka qytetarin dhe interesat e tij, si parti që do të integrojë në BE Shqipërinë”, tha Berisha.

Berisha: Yuri Kim po sillet si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë

Në fjalën e tij në Kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi sërish ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha u shpreh se Yuri Kim po sillet si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë. “Në kulmin e korrupsionit dhe shndërrimin e Shqipërisë në protektorat të krimit të organizuara, përfaqësuesi i vendit të madh mbajti ligjërata të tëra në mbështetje të qeverisë.

 Në një kohë kur, me shumë të drejtë, propozohen dhe ndëshkohen nga drejtësia trafikantë, një trafikant tjetër dërgohet në Shtëpinë e Bardhë. Procesi i këtij trafikanti shpallet si proces politik i kohës së diktaturës komuniste. A nuk janë këto standardet më të dyfishta? A vijnë këtë nga SHBA? Jo, këto vijnë nga mafia e Soros.

Edhe më keq akoma. Në maj të këtij viti, DASH shpall “non grata” Sali Berishën, 8 vite pasi kishte dhënë dorëheqjen, njeriun që ishte lavdëruar më shumë se kushdo nga SHBA për luftën me sukses kundër korrupsionit”, u shpreh Berisha.