Kur nesër pritet që Kuvendi të marrë vendimin lidhur me imunitetin e deputetit për Saimir Tahirin, i cili akuzohet për përfshirje në trafik droge, ish-kryeministri Sali Berisha kujtoi një episod që e ka përjetuar edhe vet.
Berisha tregoi në emisionin “Studio e Hapur” në ‘Neës24’ se ishte Kuvendi që vendosi në 18 shtator të 98-ës t’i hiqte atij imunitetin dhe ta çonte për ndjekje penale. Ish-lideri i PD-së tha se pas kësaj fshihej Gramoz Ruçi.
“A e dini ju që ky parlament në 18 shtator të 98-ën i ka hequr imunitetin dhe dha vendim për ndjekje penale pa e thirrur fare Sali Berishën. Ky parlament i dha vendim grupit. Gramoz Ruçi ka qenë. Nuk ka ndodhur kurrë kjo. Imagjinoni ju që në vend të atyre prokurorëve të cilët janë bazuar në një dosje të institucionit më të specializuar kundër mafias, vendosin të bëjnë diçka që nuk ishte bërë më parë, dhe u përballën me sulm”, tha Berisha.