Politika Berisha me akuza të reja ndaj Bashës: Peng i një dosje për...

Berisha me akuza të reja ndaj Bashës: Peng i një dosje për pastrim parash

Nga Vau i Dejës ku mbajti “Foltoren” këtë të diel, në ditën kur po mbahen primaret për zgjedhjet e kandidatëve për kryetar bashkie më 6 mars, Sali Berisha nuk hezitoi të ngrejë akuza ndaj Lulzim “Bravës”, siç e quan ai.

Berisha u shpreh se Basha është peng i një dosje për pastrim parash. Ai u shpreh se Basha pranoi të largojë Berishën nga politika për të mos shkuar në burg.

“Fatkeqësisht, sot Bashën nuk e mbështet vetëm Edi Rama, por edhe përfaqësues të vendit të madh të lirisë. Kjo mbështetje është një lojë e rrezikshme për pluralizmin në Shqipëri. Kë po mbështesin ata me përkrahjen ndaj Lul Bravës? Ai peng i tyre, i marr me dosjen Muzin. Lulzim Basha është i marr peng me një dosje për larje parash në SHBA dhe Tiranë. Ai firmosi që për të mos shkuar në burg, do të largonte Sali Berishën nga politika. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.