Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka kritikuar Albin Kurtin se e filloi mandatin e tij si kryeministër i Kosovës duke bërë opozitë në Shqipëri.
Përmes një postimi në “Facebook”, ajo shprehet se tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës në Shqipëri la shije të keqe dhe mori përgjigjen e pritshme dhe të duhur.
Sipas Shahinit, lajmi më i mirë i këtyre zgjedhjeve është ndëshkimi që votuesit i dhanë LSI-së.
“Kurti e filloi mandatin e tij si kryeministër i Kosovës duke bërë opozitë në Shqipëri!
Nuk dua të keqkuptohem: bashkëpunimi organik mes shqiptarëve patjetër nënkupton edhe angazhimin politik përtej kufijve. Por, tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës në Shqipëri la shije të keqe dhe mori përgjigjen e pritshme dhe të duhur.
Megjithatë lajmi më i mirë i këtyre zgjedhjeve është ndëshkimi që votuesit i dhanë LSI-së: partisë pa ideologji politike, që lëvizi herë majtas e herë djathtas, duke i shërbyer interesave të ngushta të udhëheqësit të saj. Votuesit me të drejtë i thanë “mjaft” kësaj lloj politike”, shkruan Shahini.