Kryeministri Edi Rama premtoi se të gjithë mjekët dhe infermierët do të marrin 1 mijë euro plus në muaj për shërbimin që do të japin gjatë epidemisë nga koronavirusi.
Në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së qeverisë, Rama tha se do të ketë shpërblime edhe më të majme për ata që shërbejnë në vijë të parë.
“1 mijë euro plus në muaj për stafin mjekësor deri në përfundim të situatës. Ndërsa i gjithë personeli i vijës së parë do të paguhet edhe më shumë. Mjekët e kanë treguar veten dhe do të vazhdojnë ta tregojnë edhe më tej në këtë epidemi. Personeli shëndetësor i joni është i jashtëzakonshëm. Sanitarët dhe shoferët 500 euro plus gjatë periudhës së emergjencës nga COVID-19. 1 mijë euro edhe për të gjithë mjekët pensionistë që i bashkohen task-forcës së emergjencës nga koronavirusi”, tha Rama.