Kulturë Binjaket shqiptare që mahnitën jurinë e “The Voice of Italia”

Binjaket shqiptare që mahnitën jurinë e “The Voice of Italia”

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë transmetuar audicionet e fshehura në edicioni e radhës së “The Voice Itali”, një talent show, tepër i rëndësishëm për ata që dëshirojnë të nisin rrugën e muzikës. Ajo ç’ka e bëri më të veçantë këtë mbrëmje për shqiptarët ishte pjesëmarrja e binjakeve, Ina dhe Serena Sinani.

Motrat kënduan një “playlist” të këngëve shqiptare, ku kryesonte kënga “Shumë Pis” e Era Istrefit dhe Ledri Vulës, duke i kthyer në zhanrin muzikor “rep”, gjë e cila mahniti anëtarët e jurisë së përbërë prej artistëve, Gigi D’Alessio, Morgan, Gue Pequeno e Elettra Lamborghini.

Stili i tyre ndryshe nga të tjerët suprizoi jurinë, ku të 4 anëtarët donin t’i bënin pjesë së grupeve të tyre, por që vajzat zgjodhën Gue Pequeno për shkak se kanë të njëjtin stil muzikor.

Binjaket janë pjesë e grupit “Sindolls” dhe prej vitesh jetojnë në Monza me familjen e tyre dhe nga rrjetet sociale tregojnë se muzika është pasioni i tyre më i madh. Tashmë Serena dhe Ina do të vazhdojnë edhe në fazat e tjera të programit.