Kryesore BISHA: Si është makina-bunker e Presidentit të SHBA?

BISHA: Si është makina-bunker e Presidentit të SHBA?

Cadillac One, makina-bunker e inauguruar nga Donald Trump me të cilën do të udhëtojë edhe Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, është e aftë t’iu rezistojë sulmeve kimike, bombave, plumbave…

Emri i saj është Cadillac One, por gjithashtu ajo quhet edhe “bisha”. Arsyeja është e qartë: makina e fundit e presidentit të Shteteve të Bashkuara është më e sigurta në botë. Në fakt është një bunker i vërtetë me rrota: mund të përballojë një sulm kimik, një sulmi me armë zjarri, një sulmi me bomba. Nga ana tjetër, siguria e presidentit amerikan ka qenë gjithmonë e para.

Dhe historia amerikane mëson se, jo vetëm John F. Kennedy, më shumë se një president i SHBA ka qenë viktimë e atentateve.

Pra, le të zbulojmë super teknologjinë e këtij modeli makine presidencial që debutoi në 2018-n me Donald Trump, presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe mbi të cilin, me shumë gjasa, do të udhëtojë edhe i 46-ti, Joe Biden.

SHOFERI: Në drejtim nuk është vetëm një shofer, por një ushtarak i trajnuar nga shërbimet sekrete amerikane për çdo ngjarje, përfshirë nevojën për të kryer manovra.

DRITARET: janë të përbëra nga pesë shtresa xhami dhe polikarbonati, që janë në gjendje të përballojnë plumbat të kalibrit 44 Magnum. Nuk është e mundur të hapen ato, me përjashtimin të shoferit dhe vetëm për një hapësirë 8 centimetra.

SISTEMET E KOMUNIKIMIT: janë të inkorporuar me sediljen e presidentit, është një telefon satelitor me një linjë të drejtpërdrejtë gjithmonë e hapur me zv.presidentin, Pentagonin dhe selinë e Ministrisë së Mbrojtjes. E gjithë kjo është e mundur falë një përsëritësi privat, që ndërhyn në rast të mungesës së sinjalit dhe që transportohet nga një prej makinave të kortezhit presidencial.

DYERT: janë të blinduara dhe shpesh mbi 20 centimetra, më shumë se dyfishi i një makine normale. Pasi mbyllen, krijojnë një mjedis 100% të izoluar që mund të mbrojë pasagjerët edhe në rast sulmi kimik

PJESA E PASME: mund të ulen presidenti dhe katër pasagjerë të tjerë. Ndahet nga një xham i përforcuar që vetëm presidenti mund ta ulë. Është e pajisur gjithashtu edhe me një buton antipaniku dhe një furnizim shtesë oksigjeni.

BAGAZHI: Ashtu si pjesa e përparme, edhe pjesa e pasme ka pajisjet e saj të sigurisë me një bagazh të pajisur me sisteme shuarje zjarri, gaz lotësjellës dhe nxjerrës tymi.

PAJISJE EMERGJENTE: Me gjithë sigurinë e ofruar nga ky bunker me rrota, nëse presidenti plagoset, ekziston edhe një çantë e ndihmës së parë në makinë që përmban një qese gjaku (të njëjtë me të tijin) në rast se nevojitet një transfuzion.

SERBATORI: është i blinduar dhe i veshur me një shkumë të veçantë që parandalon shpërthimin edhe nëse goditet nga një plumb. Një kuriozitet: Cadillac One punon me naftë dhe një nga pak rastet kur u “neutralizua” ndodhi në 2013, kur menaxheri i karburantit e mbushi plot me karburant të gabuar.

KARROCERIA: E integruar me forca të blinduara të nivelit ushtarak dhe afërsisht 13 centimetra të trashë, është bërë nga një lidhje çeliku e përforcuar me alumin, titan dhe qeramikë, në gjendje për të shkatërruar edhe plumbat.

KORNIZA: Pjesa e poshtme e bishës është e pajisur me pllaka çeliku të afta të sigurojnë mbrojtje për pasagjerët edhe nga shpërthimi i një mine ose hedhja e një granate nën makinë.

PAJISJE SIGURIE: Në bordin e makinës ka një arsenal të vërtetë alla James Bond, me pushkë dhe topa që nxjerrin gaz lotësjellës nga poshtë makinës. Nëse dikush nuk di t’i përdorë ato, ka edhe një manual udhëzimesh të quajtur Futboll Bërthamor.

GOMAT: janë të përforcuara në Kevlar dhe janë në gjendje të përballojnë shpimet dhe prerjet dhe nëse nuk do të mjaftonte, rrotat prej çeliku do të lejonin që shoferi të ecte edhe nëse gomat ishin shkatërruar plotësisht.

KABINA E SHOFERIT: Nga kroskoti menaxhohen të gjitha zbulimet teknologjike të gjeneratës së fundit, me të cilat është e pajisur limuzina presidenciale, duke përfshirë një sistem të drejtpërdrejtë të komunikimit me shërbimet e sigurisë dhe një sistem të integruar GPS që është gjithmonë aktiv. Në pjesën e përparme të makinës ka edhe dy kamera infra të kuqe që lejojnë lëvizjen, përmes ekranit, madje edhe me dritat e fikura dhe në errësirë ​​absolute.