Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, pritet të shpallë “një mision” të tij për t’i bindur britanikët që “të ngrihen” dhe të ndryshojnë mendimin e tyre për daljen nga Bashkimi Evropian, raporton BBC.
Blair, kryeministri i Britanisë në periudhën 1997-2007, në një fjalim që pritet ta mbajë gjatë ditës do të theksojë se njerëzit votuan në referendum “pa i ditur kushtet e vërteta të Brexit-it”.
Ai thotë se dëshiron të “krijojë mbështetje për të gjetur mënyrë për të dalë nga vrapimi aktual mbi tehun e shkëmbit”.
Blair bëri fushatë për mbetjen e Britanisë në BE, por pranoi rezultatet e referendumit të qershorit të vitit të kaluar, duke thënë aktualisht se tani duhet të rekomandoj që të shikohet përsëri kjo çështje.
Sipas tij, “ne kemi ndjenjë të qartë se nga po shkojmë”.
Ndërkohë qeveria britanike ka thënë se është “absolutisht e përkushtuar” për vazhdimin e procesit të Brexit-it.