Thiago Alcantara vendosi një rekord të Premier League-s në debutimin e tij te Liverpooli, në fitoren 0-2 në fushën e Chelsea-t. Mesfushori spanjoll, edhe pse luajti vetëm një pjesë loje ndaj bluve të Londrës, kreu më shumë pasime të sakta se çdo futbollist kundërshtar në “Stamford Brigde”.
29-vjeçari, i cili u zyrtarizua të premten te “The Reds” për 20 milionë stërlina, u grumbullua nga Jurgen Klopp për këtë ndeshje edhe pse kishte zhvilluar vetëm një seancë stërvitore. Ai e nisi takimin në stol, por u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, pasi kapiteni Jordan Henderson mbeti në dhomat e zhveshjes për shkak të një problemi fizik. Alcantara, në ndeshjen e parë nën drejtimin e Jurgen Klopp, tregoi se entuziazmi në kampin e Liverpoolit për blerjen e tij është i ligjshëm.
Pjesa e parë u mbyll pa gol, por ndëshkimi në fund të këtij fraksioni i Christensen me karton të kuq, i dha epërsi Liverpoolit në kontrollin e lojës.
Thiago Alcantara pari ndikim të menjëhershëm në mesfushë me 75 pasimet e tij të suksesshme, më shumë se çdo lojtar tjetër i Chelsea-t, përfshirë ata që luajtën 90 minuta.
Kjo shifër (75 pasime të sakta) është më e larta për një futbollist që ka luajtur vetëm një pjesë lojë, që kur OPTA (kompani britanike në analizimin e statistikave) nisi të regjistronte statistikat në fillim të sezonit 2003-04.
Gabimi i vetëm që kreu Thiago, duke shkaktuar 11-metërsh, nuk rezultoi i kushtueshëm, pasi portieri Alisson e priti goditjen e Jorginhos.