Kreu i LIBRA-s Ben Blushi do të kandidojë në Tiranë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Këtë fakt Blushi e ka bërë në një konferencë me gazetarët.
“Unë do kandidoj në qytetin e Tiranës, se është qyteti im, qyteti ku kam lindur”, u shpreh Blushi, ndërsa nuk dha shpjegime për kandidaturën e anëtares tjetër të LIBRA-s, deputetes Mimoza Hafizi që siç përflitet, do të kandidojë në Shkodër.