Në ditën e prezantimit të Zlatan Ibrahimovic, Zvonimir Boban nuk e harron ndeshjen Atalanta-Milan. Kjo është arsyeja pse, në konferencën për shtyp të suedezit, ai dërgoi një mesazh të qartë për Suso dhe bashkëlojtarët e tij kuqezinj: “Unë nuk do të doja që turpërimi në Bergamo të harrohet. Skuadra nuk duhet të fshihet pas shpatullave shumë të gjera të Zlatan. Ne duhet të shpresojmë se Ibra do ta ndryshojë rrjedhën e këtij sezoni, jemi të bindur se mund t’iu japë një dorë të shkëlqyer të gjithëve”.
Pra, ardhja e 38-vjeçarit suedez është një ogur i mirë, por disfata e rëndë në Bergamo, para pushimit të Krishtlindjes, nuk është tretur akoma në kampin kuqezi. Boban vazhdon më tej me apelin e tij: “Jemi të lumtur që jemi në gjendje të përqafojmë përsëri një personazh dhe lojtar unik si Ibra. Presim të shohim efektin e tij në ekip dhe mjedis, por skuadra si e tërë është përgjegjëse për rezultatet pozitive”.