Kina ka kundërshtuar hetimin e pavarur ndërkombëtar për të mësuar rreth origjinës së koronavirusit.
Një diplomat i lartë në Mbretërinë e Bashkuar, Chen Wen, tha për BBC se një kërkesë e tillë ishte e motivuara politikisht dhe për të larguar vëmendjen e Kinës nga lufta kundër pandemisë.
“Ne aktualisht po luftojmë virusin dhe kemi përqendruar të gjitha përpjekjet tona në atë luftë. Pse të flasim për një hetim? Kjo jo vetëm që do të shkëpusë, por do të shpërqendronte edhe burimet e Pekinit në luftën kundër virusit”, theksoi Chen.
Ajo paralajmëroi gjithashtu se një numër i teorive të pakonfirmuara dhe dezinformatave në lidhje me shfaqjen e virusit ishin disi të ngjashme me një “virus politik”, më të rrezikshëm se vetë COVID-19.
Informacioni në lidhje me origjinën e Covid-19 dhe si filloi përhapja mund të ndihmonte vendet për të trajtuar sëmundjen. Virusi mendohet të ketë dalë në një treg i kafshëve të egra në qytetin Wuhan në fund të vitit të kaluar.
Ndërkohë, një raport i BE-së akuzon Kinën për përhapje të informacioneve dezinformuese për krizën.
Shërbimi i Punëve të Jashtëm i BE-së thotë se Rusia, dhe në një masë më të vogël Kina, kanë “shënjestruar histori konspirative” në BE dhe vendet fqinje.
Presidenti amerikan, Donald Trump gjithashtu ka sulmuar në mënyrë të përsëritur Kinën për trajtimin që i ka bërë shpërthimit të SARS Cov2, ndërsa shteti i Misurit po hedh në gjyq qeverinë kineze, duke e akuzuar atë se ka bërë pak për të ndaluar përhapjen e virusit.