Extra Brad Pitt i zhgënjyer nga Angelina Jolie

Brad Pitt i zhgënjyer nga Angelina Jolie

Brad Pitt është zhgënjyer nga Angelina Jolie pasi ajo është e gatshme të dëshmojë kundër tij për dhunë në familje. Ndërsa çifti hollivudian tashmë është divorcuar ligjërisht, ata ende po luftojnë për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve.

Por më 12 mars, Jolie paraqiti dokumente gjyqësore që tregonin se ajo dhe fëmijët e saj janë të gatshëm të ofrojnë dëshmi dhe prova kundër Pitt.

Një burim i afërt me aktorin thotë se “Brad është zemërthyer që Angelina ka shkuar në atë rrugë. Kanë kaq shumë emocione pas martesës së tyre. Ai ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij dhe ka ndaluar së piri. Martesa ishte shumë pasionante dhe toksike në disa raste dhe si të gjithë çiftet ata kanë luftuar, por gjithashtu ndanë shumë kohë të mira së bashku”.

Pitt asnjëherë nuk është arrestuar ose akuzuar për ndonjë vepër penale gjatë martesës së tij me Jolie, dhe as nuk ka pasur asnjë raport policor lidhur me ndonjë akuzë për abuzim bashkëshortor.