Brad Pitt duket se është në një lidhje me një tjetër aktore hollivudiane, 2 vite pas ndarjes nga Angelina Jolie.
Dhe “The Sun” ka zbuluar se, ajo është 43-vjeçarja Charlize Theron.
Dyshja u prezantua nga ish i fejuari i aktores, Sean Penn.
Çifti ishte shumë i dhënë pas njëri-tjetrit javën e kaluar, sipas një burimi. Ata u panë në festën e filmit “Roma”, më 12 janar.
“Brad erdhi në festë dhe u bashkua me Charlize në një cep të barit. Ajo po pinte koktej, ndërsa ai ujë”, tha burimi.
Kujtojmë se aktori ndaloi së piri alkool pas ndarjes nga Jolie.
“Ata ishin shumë të afërt dhe krahu i tij ishte në kurrizin e saj. Në një moment ai i shkeli syrin. Të dy dukeshin shumë të lumtur”, shtoi burimi.
Çifti mësohet se nisi lidhjen rreth Krishtlindjeve dhe kanë kaluar shumë kohë bashkë në shtëpinë e tij. Brad ka 6 fëmijë, ndërsa Theron ka dy fëmijë të adoptuar, August dhe Jackson.