Brad Pitt ka një partnere të re në jetën e tij, tre vite pas ndarjes me Angelina Jolie.
Aktori i “Ad Astra” është në një lidhje me dizenjuesen e bizhuterive dhe guru-n shpirtërore Sat Hari Khasa, që prej tre muajsh, sipas Us Weekly.
Website-i gjithashtu shkruan se 55 vjeçari nisi të dilte me bukuroshen bjonde që kur u nda nga Charlize Theron, 44 vjeç, në qershor.
Megjithatë “shkëndijat” me Pitt dhe Sat Ahri duket se nisën një vit më parë kur ata u ulën pranë njëri tjetrit në një tavolinë rrumbullake gjatë mbrëmjes gala të “Silverlake Conservatory”.