Brad Pitt është nominuar për çmimet “Emmy” në kategorinë e serialeve dhe komedive, pasi imitoi dr Faucin në “Staurday Night Live”.
Aktori të martën është nominuar për “Emmy” në kategorinë e serialeve dhe komedive, pasi luajti Faucin në “Staurday Night Live”, një rol që u realizua pasi Fauci e sugjeroi ta bënte.
Pitt u shfaq si Fauci në një episod në prill të serisë së skeçeve të NBC, e cila ishte në tre episodet e fundit të sezonit të prodhuar nga distanca për shkak të pandemisë koronavirus.
Muaj më parë, 79 vjeç, u pyet nga Alisyn Camerota i CNN në “New Day”, se kush do të dëshironte ta imitonte atë në “Saturday Night Live”, Fauci iu përgjigj, “Brad Pitt, natyrisht”.
Fauci më vonë dha lavdërime për portretizimin e Pitt gjatë një paraqitjeje në “Un Nuevo Dia” të Telemundo.
“Mendoj se ai e bëri shkëlqyeshëm”, tha ai. “Dua të them, unë jam një fans i madh i Brad Pitt, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit kur më pyesin se kush do të doja të më imitonte unë përmend Brad Pitt sepse ai është një nga aktorët e mi të preferuar. Unë mendoj se ai bëri një punë të shkëlqyeshme”.
Pitt është nominuar përkrah Luke Kirby (The Marvelous Mrs. Maisel”), i ndjeri Fred Willard (“Modern Family”), Dev Patel (“Modern Love”), Adam Driver (“SNL”) dhe Eddie Murphy (“SNL”).