Aktualitet Drejtoresha e ISHP: Pse tamponët do të bëhen edhe nga laboratorët privatë

Drejtoresha e ISHP: Pse tamponët do të bëhen edhe nga laboratorët privatë

Albana Fico, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, thotë se shumë shpejt përveç testeve serologjike në spitalet private do të mund të bëhen edhe tamponët, për të vërtetuar nëse dikush është ose jo me COVID-19.

E ftuar në emisionin ‘Në Fokus’ në TvT Fico sqaroi se kjo çështje tani është miratuar nga komiteti i ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë po ndërmerr hapat për ta bërë realitet.

“Ka patur një diskutim në komunitetin teknik të ekspertëve që i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ekzaktësisht liberalizimin për arsye të dokumentacionit të testit të COVID-19. Pra sot që flasim ka një dokument që lejon laboratorët privatë që ta kryejnë këtë lloj testimi. Testimin për efekt dokumentacioni. Pra bëhet nëse ke nevojë për të ikur për punë, për të bërë pushime ose për ndonjë arsye tjetër.

Laboratorët jo publike duhet të respektojnë linjën e agjencisë së barnave që regjistrojnë testin që përdorin. Komiteti i ekspertëve e ka dhënë miratimin, por edhe ministria e shëndetësisë i ka bërë disa hapa.

Laboratorët jo publikë kanë marrë miratimin nga agjencia e barnave për kitet që duhet dhe besoj se është diçka që do ndodhi shumë shpejt në realitet”, u shpreh Fico.