Politika Lirohet nga detyra Rovena Voda, e treta zëvendësministre për ditën e sotme

Lirohet nga detyra Rovena Voda, e treta zëvendësministre për ditën e sotme

Rovena Voda është bërë zëvendësministrja e tretë që largohet ditën e sotme nga posti. Ajo ushtronte funksionin e saj në Ministrinë e Brendshme, ndërsa raportohet se është liruar nga detyra.

Më herët gjatë ditës ka patur edhe dy ndryshime në rang zëvendës ministrash. Po ashtu funksionin e saj nuk do ta ushtrojë më Dorina Çinari, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Arsyeja ende nuk dihet.

Ndërkohë në mëngjes, e para nga zëvendësministret që lajmëroi se nuk do ta ushtronte më detyrën e saj ishte Fatmira Caka, e punësuar në Ministrinë e Drejtësisë. Kjo e fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale deklaroi se arsyeja ishte tërësisht personale.