Në një intervistë për “New York Times Magazine”, aktori i famshëm hollivudian Brad Pitt ka folur për jetën e tij private dhe zbulon se ka ndaluar së kushtuari vëmendje shtypit rreth 15 vite më parë.
“Kam ndaluar së lexuari shtypin që nga viti 2004. Jo vetëm komentet. E kam fjalën për çdo revistë, edhe në zyrën e mjekut. Media do më informonte për zgjedhjet e mia në punë, jetë dhe nuk m’u duk ndonjë gjë e dobishme. Nuk dal nga rruga ime për ta shmangur, thjesht nuk e kërkoj”, shprehet Brad.
Ylli i Hollywood shtoi se: “Nuk e di me sa femra kanë thënë se jam në lidhje për dy apo tre vitet e fundit dhe asnjë nuk është e vërtetë. Unë thjesht lëshoja ndonjë sinjal, por ndoshta nuk thoshte asgjë”.
Pitt gjithashtu tha se ndaloi së fshehuri nga mediat dhe vendosi të shikojë jetën e tij.
“Kam shpenzuar pjesën më të madhe të viteve ’90 duke u fshehur dhe duke pirë duhan. Nuk më pëlqente gjithë ajo vëmendje. Pastaj arrita në një moment kur isha i vetëdijshëm se po burgosja veten time. Tani shoh jashtë dhe jetoj jetën time dhe përgjithësisht njerëzit janë shumë të lezetshëm. Pasi pushova së fshehuri, pasi u ktheva në botë, kuptova se ju keni aftësinë të bëni dikë të ndjehet mirë për një moment,”- u shpreh Brad.