Gjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid-19, dhe shifrat vijojnë të jenë ende në rritje.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se pavarësisht shtimit të infeksioneve, nuk jemi ende në pikun e valës së dytë të pandemisë.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Brataj theksoi se për pikun do të presim edhe disa javë.
“Masat që merren duhet të presësh rezultatin. Masa e mbylljes së orarit 1 javë ka që është vënë. Minimumi pas 3 javësh mund të jenë rezultatet. Deri sa po rritet numri, nuk jemi në pikun. Kur fillon ngritja, do presësh ato 3-4 javë sepse siç filon dëmtimi, ashtu do të paraqitet. Në qoftë se e bëjmë dëmin sot, do të vazhdojë të paktën 1 muaj”.
Sa i përket masave shtesë që u morën sot për të frenuar përhapjen e pandemisë, Skënder Brataj tha se vendimet e sotme të Komitetit të Ekspertëve hyjnë në masat e mesme.
“Merren masat e lehta në fillim. Këto janë tek të mesmet. U mor reduktimi i orarit gjatë natës që pas 2-3 javësh do të vlerësohet. Duke parë që infeksioni është në rritje, do të thotë që duhen marrë masa akoma. Duhen masa të tjera për të kufizuar akoma më shumë infeksionin”.