Shkolla e babagjyshëve në Rio de Janeiro të Brazilit feston 25-vjetorin e krijimit të saj.
Njerëz nga i gjithë vendi regjistrohen në këtë shkollë për të marrë një certifikatë, që i lejon ata të punojnë si “babagjyshë”.
“Sot ne po përmbyllim punën e 700 të diplomuarve, jo vetëm nga Rio de Janeiro, por edhe nga i gjithë vendi, që kanë sjellë gëzim e harè kudo që kanë qenë”, tha një prej drejtuesve.
Babagjyshët shkojnë më pas në shkolla, nëpër lagjet popullore të Brazilit, apo qendra tregtare gjatë festave të dhjetorit.
“Cilësia më e mirë e babagjyshit është që ka dashuri në zemër dhe nuk e lë asnjëherë një fëmijë pa përgjigje. Jepni gjithnjë mesazhe pozitive dhe kujtoni ditëlindja e kujt është Krishtlindja”, tha një prej tyre.
Pas festës së Krishtlindjes, ata mbajnë një takim të quajtur “Barbas de Molho” (mjekra me pushime) për të shënuar fundin e punës së tyre, duke prerë mjekrat dhe duke shijuar më pas edhe një vakt me “spageti bolonjeze”.