Aktualitet Brenda 24 orësh gjobiten 65 këmbësorë/ Ndëshkohet edhe një qytetar që theu...

Brenda 24 orësh gjobiten 65 këmbësorë/ Ndëshkohet edhe një qytetar që theu karantinën

Policia e Shtetit ka gjobitur në 24 orët e fundit 65 këmbësorë që kanë lëvizur në këmbë ose me biçikletë pa ndonjë arsye emergjence.

Njëri prej tyre u dërgua në komisariat dhe u procedua penalisht sepse kundërshtoi urdhrin e policisë. Ata u gjobitën me nga 10 mijë lekë. Po ashtu, është ndëshkuar edhe shtetasi K. B., i cili kishte detyrim të karantinohej në shtëpi sepse ishte kthyer në Shqipëri në datën 11 mars.

Por ai e ka thyer karantinën dhe për pasojë ka marrë gjobë 700 mijë lekë. Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 76 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti. Janë gjobitur edhe 9 subjekte tregtie me 100 mijë lekë sepse nuk kanë respektuar orarin e mbylljes.