Extra Brenda kanabis-kafenesë të parë në Amerikë (FOTO)

Brenda kanabis-kafenesë të parë në Amerikë (FOTO)

Kafeneja e parë kanabis në SHBA hapi dyert këtë javë në Hollivudin Perëndimor, me kamarierët që shërbyen teke hashashi të shoqëruara me pjata që të sjellin në qejf.

Lowell Farms Cannabis Café është ngritur falë investimit të VIP-ave si Miley Cyrus, Mark Ronson, Sarah Silverman dhe Chris Rock.

Leja për hapjen e kësaj kafeneje u dha nga autoritetet lokale hollivudiane muajin e kaluar, pas 4 viteve fushate të fuqishme.

“Duam që të jemi të afërt me klientin, sidomos me ata që nuk kanë eksperiencë me kanabisin. Kur dikush ulet në tavolinë, do të jetë një person që do të flasë me të për të kuptuar sa e përdor kanabisin dhe më pas do t’i sugjerojë se çfarë i duhet për t’ia kaluar mirë”, shprehen pronarët e kafenesë.

kan