Brukseli vijon të kritikojë vendimin e opozitës për të dorëzuar mandatet, si një pengesë serioze për funksionimin e demokracisë në Shqipëri.
Maja Kociancic tha se ky veprim minon progresin që vendi ka bërë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Zëdhënësja e komisionit europian u intervistua nga Zëri i Amerikës.
Sipas saj, me gjithë tensionet aktuale politike, Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në të gjitha fushat.