Lidhur me debatin e shumëpërfolur të ditëve të fundit, pasi autoritetet holandeze kërkuan rivendosjen e regjimit të vizave për Shqipërinë, ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, tha se kjo duhet të interpretohet nga politika. Ai renditi 5 kriteret teknike për heqjen e vizave për një shtet dhe Shqipëria nuk i përmbush këto kritere.
“Ky vendim duhet të interpretohet nga këndvështrimi politik. Zgjedhjet e fundit në rajon dhe Holandë kanë prodhuar një rritje të populizmit, nacionalizim përjashtues dhe politikave konservave në përgjithësi dhe kjo manifestohet”.
I pyetur nga gazetari, Blendi Fevziu se pse Holanda zgjodhi pikërisht Shqipërinë dhe jo një shtet tjetër të rajoni, Cakaj tha se: “Është një moment elektoral i dyfishtë.
Ka një rritje të populizimi dhe politikave përjashtuese, antiemigracion në Holandë. Ne jemi dhe në një moment elektoral që karakterizon dhe Europën dhe kjo vendimmarrje lidhet më një fushatë elektorale.
Pra, është një moment elektoral i dyfishtë. Së dyti, ky vendim absolutisht nuk pasqyron të vërtetën për Shqipërinë dhe këtë e thotë ministri i Çështjeve të Sigurisë dhe Drejtësisë së Holandës në seancën kur është mbajtur votimi për këtë çështje”.
Cakaj, deklaroi se janë 5 kritere teknike për heqjen e vizave për një shtet.
Ka 5 kritere teknike dhe këto janë:
1- Rritje e qëndrueshme e emigracion të parregullt, për mbi 50 % dhe në rasti e Shqipërisë nuk përmbushet.
2- Rritje e qëndrueshme sërish mbi 50% e kërkesave për azil dhe në këtë rast nuk përmbushet.
3- Përbërja e një rreziku substancial për rrezikun e sigurisë të vendeve anëtarë që për Shqipërinë nuk përmbushet.
4- Kthimi në bashkëpunim për çështje të kthimit që po ashtu në rastin tonë nuk përmbushet.
5- Prapakthimin në përmbushjen e kritereve të nevojshme për liberalizimin e vizave, dhe verifikohet nga bashkimi Europian, i cili në dhjetor ka thënë se Shqipëria përmbush të gjitha kriteret.