Barcelona do të duhet të kalojë një seri ndeshjesh të forta në vetëm tri javë, pasi është caktuar më në fund zyrtarisht edhe data për përballjen kundër Real Madrid. Autoritetet spanjolle të futbollit vendosën që ndeshja të luhet më 18 dhjetor, një datë që përkon me një kalendar tepër të ngjeshur për klubin katalanas.
Për shkak të këtij spostimi, Barcelona do të ndeshet me Borussia Dortmund, Atletico Madrid dhe Inter në javët që i paraprijnë sfidës në “Camp Nou”.
Ndeshjet që duhet të luajë Barcelona brenda tri javësh:
27 nëntor kundër Borussia Dormund (në shtëpi)
1 dhjetor kundër Atletico Madrid (jashtë)
8 dhjetor kundër Mallorca (në shtëpi)
10 dhjetor kundër Inter (jashtë)
15 dhjetor kundër Real Sociedad (jashtë)
18 dhjetor kundër Real Madrid (në shtëpi)
“El Classico” duhet të ishte luajtur këtë të shtunë, por u anulua për shkak të frikës nga trazirat e shkaktuara nga protestat në Barcelonë. Tani, trajneri Valeverde duhet të mendojë mbi rotacionin që duhet të bëjë për të përballuar kalendarin e rënduar.