Godet sërish Antonio Cassano. Talenti barez, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, foli për momentin e futbollit italian dhe në veçanti të Juventusit. Ai tha se me Cristianon në organikë “Zonja e Vjetër” ka bërë hapa pas.
“Ronaldo u afrua për të fituar Championsin, por Juvja ka bërë më keq me të. Në çdo rast do ta kishte fituar titullin. Është një projekt i gabuar. Ronaldo nuk ka asnjë lidhje me idetë e Pirlos, ai do të vazhdojë të shënojë, sepse ai mund ta bëjë edhe duke ndenjur, por Andrea dëshiron ndërtim të lojës, presion të lartë, pozicionim me cilësi të linjave. Ronaldo zgjidh, por merr pjesë pak. Për mua në këto tre vjet ai ka bërë shumë keq.”
Cassano pastaj u kthye për të folur për veten dhe karrierën e tij, si dhe njerëzit që ai ndjen se mund t’u kërkojë falje për atë që ka bërë keq. Ndjesa më e veçantë ishte për Fabio Capellon, me të cilin ndau përvojën te Roma dhe Real Madridi.
“Don Fabio është trajneri që madh që kam takuar ndonjëherë, i cili ka ditur të manaxhojë futbollistët kampionë. Për të Cassano dhe Beckham vlenin njësoj, ai na trajtoi në të njëjtën mënyrë. Sa herë kryqëzoheshim me thoshte: “Sa kokëmushkë je!” Kishte të drejtë, por unë e dua me gjithë shpirt.”
Në lidhje me Interin, ish-talenti barez thekson se nëse nuk fiton kampionatin, do të jetë një sezon i dështuar totalisht.
“Interi kam vetëm kampionatin, doli shëmtuar nga Champions dhe nuk hyri dot as në Europa League, doli edhe nga Kupa e Italisë. Nëse nuk fiton kampionatin, atëherë sezoni i tyre është i dështuar”.