I lindur për të zëvendësuar ”Volkswagen Beetle”, sot makina ”Volkswagen Golf”, që festoi 45-vjetorin e krijimit, është në gjeneratën e saj të shtatë, ndërkohë që në horizont duket edhe Golf 8.
Një histori e shpikjeve të mëdha teknologjike.
Më poshtë renditen disa fakte interesante për këtë makinë:
1- Më 29 mars 1974 dilte nga fabrika e Volfsburgut (Gjermani) Volkswageni i parë Golf.
2- Ishte lindja e një fenomeni botëror, ku deri tani janë shitur 35 milionë të tilla.
3- Gjatë 45 viteve janë prodhuar çdo ditë 2 000 makina Golf, në Gjermani, Kinë, Brazil dhe Meksikë.
4- Kjo makinë eksportohet në 155 vende.
5- Çdo 41 sekonda në të gjithë botën shitet një Golf.
6- Golfi më i fuqishëm është një GTI W12 me 650 kuaj fuqi.
7- Golfi mbetet makina më e besueshme në histori.
8- Në vitin 1993 një Golf 1 arriti të bënte një milion kilometra.
9- Zotëruesit më të njohur të një Golfi janë ish-papa Benedikti XVI, që u quajt ndryshe ”Papa Golf”. Kjo makinë u shit për 188 938 euro.
10- Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ka ngarë një Golf.
11- Pas pak muajsh fillon gjenerata e tetë e Golfit.