Extra Çfarë do të ndodhte nëse do të ishin dy Diej?

Çfarë do të ndodhte nëse do të ishin dy Diej?

Ja çfarë do të ndodhte nëse Dielli ynë do të kishte një binjak “identik”: do të kishim pemë të harlisura, 20 stinë, ditë më të gjata. Dhe lëkura do të ishte blu, si ajo e protagonistëve të Avatar.

1-Universi është plot me yje të dyfishtë, kopje të Diejve përreth, rreth të cilëve rrotullohen planetët. Por nëse edhe sistemi ynë diellor do të ishte kështu? Jeta jonë do të ishte shumë e ndryshme, në varësi të madhësisë së dy yjeve dhe distancës së tyre reciproke.

Një hipoteze magjepsëse, edhe pse pak e mundur, megjithatë le të imagjinojmë që janë dy Diej si i yni që lëvizin njëri pas tjetrit në të njëjtin plan te planetëve. Të imagjinojmë që edhe Toka të jetë në një orbitë më të jashtme, për të evituar të nxehtin që do të shkatërronte format e jetës më komplekse. Nëse këto kushte do të realizoheshin, jeta mund të zhvillohej në një mënyrë tjetër, jo komplet njësoj si kjo që njohim.

Shumë stinë verore

Netët do të ishin shumë të shkurtra. Viti do të ishte më i gjatë dhe i ndarë në stinë dhe mikrostinë, me një gamë të fortë temperaturash mes periudhave të ftohta dhe atyre të nxehta.

Eklipset

Do të verifikoheshin eklipse të rregull të Diellit, për shembull ccdo 251 ditë, dhe kjo periudhë mund të ndante vitin në muaj rreth 50 ditë secili. Do të kishim edhe eklipse të trefishtë, me Hënën përpara ose

Vit i gjatë

Edhe kalendari do të ishte shumë i ndryshëm: viti do të zgjaste më shumë (ndoshta 493 ditë) dhe stinët nuk do të ishin 4, por më shumë, që do të ndikoheshin nga shtrirja e dy Diejve dhe e distancës së tyre kundrejt nesh.

Lëkurë blu

Njerëzit do të kishin lëkurë blu (ngjyrë që reflekton rrezet më energjike dhe më të dëmshme të Diellit). Dhe ndoshta do të ishim më të lumtur. Drita favorizon prodhimin në organizëm të vitaminës D.

Orientimi alternativ

Bimët do të ishin më të mëdha dhe më të harlisura duke marrë një sasi më të madhe drite. Disa, si lulediellit, do të orientoheshin në mënyrë alternative, drejt njërit ose tjetrit. E ndërsa bimët dhe pemët do të ishin më të harlisura, qeniet njerëzore do të kishin një ngjyrë më të errët, madje edhe blu për të reflektuar rrezatimin e dëmshëm.

Hije e dyfishtë

Dy diej do të prodhonin dy hije, edhe pse shumë të lehta, përveç zonës së mbivendosjes. Për t’u strehuar do të ishte e nevojshme të kishim dy çadra.