Extra Çfarë duhet të fshini nga rrjetet sociale para se të kërkoni punë

Çfarë duhet të fshini nga rrjetet sociale para se të kërkoni punë

Ende mendoni se menaxherët e punësimit nuk po kontrollojnë Facebook ose LinkedIn tuaj dhe kërkojnë emrin tuaj në Google? Tani mund të jetë një kohë e mirë për të rishikuar këtë qëndrim: 70% e punëdhënësve në 2017 përdorën mediat sociale për të kërkuar rreth kandidatëve që kërkonin punë, sipas një sondazhi të CareerBuilder.

Kjo përqindje nuk ka të ngjarë të ulet, por mos u trembni- nuk do t’ju duhet të fshini të gjitha llogaritë tuaja Facebook, Tëitter dhe Instagram. Por duhet të dini se jo gjithçka që vendosim të postojmë është e mrekullueshme për rekrutuesit gjatë aplikimit për punë. Kjo vlen për të gjithë punëkërkuesit, por ndoshta më së shumti për të diplomuarit e rinj, të cilët konstatojnë se media sociale papritmas përfshin jetën e tyre personale dhe profesionale.

“Postimet e aktiviteteve personale apo shoqërore, pra jo ato profesionale, i japin punëdhënësve një paraqitje të shkurtër se kush jeni ju përtej CV-së që keni dorëzuar’’ -thotë Blair Decembrele, një ekspert i karrierës në LinkedIn. Ndonjëherë, ajo që duket si një postim i padëmshëm për studentët mund të përbëjë një dëm serioz për perspektivat e punës pas diplomimit. Për një menaxher punësimi, një festë e shfrenuar me shampanjë për të festuar fundin e provimeve përfundimtare mund të bëjë punëdhënësit të mendojnë se ju jeni një konsumues i alkoolit, dhe një tym i rastësishëm në një foto mund të sjellë idetë se ju jeni përdorues i drogës. Pothuajse një e pesta (17%) e intervistuesve amerikanë kanë eleminuar një kandidat nga konsiderata për shkak të fotove të papërshtatshme të postuara në internet.