Kryesore Çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn? Rama: Duroni, përgjigjen do e keni...

Çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn? Rama: Duroni, përgjigjen do e keni shumë shpejt

“Duhet të keni pak durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe do ta keni shumë shpejt”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama për Euronews Albania teksa u pyet për zhdukjen e Ervis Martianjt.

“Një përgjigje e kemi pak a shumë që sot, por që Policia e Shtetit duhet të flasë me prova dhe shumë shpejt do ta kemi”, tha më tej Rama.

Prej më shumë se 1 muaj policia po verifikon disa të dhëna për zhdukjen e Ervis Martinaj. Denoncimi për zhdukjen e Ervis Martinajt u bë nga familjarët e tij, konkretisht xhaxhai.

Ky i fundit ka deklaruar në Polici se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë së fundmi me Martinajn, por përmes personave të tretë dhe se ka dyshime se nipi i tij mund të jetë rrëmbyer.

Pista e parë që po hetohet është ajo e rrëmbimit me pasojë eliminimin fizik të personazhit të njohur të botës së krimit pas denoncimit të familjarëve të tij. Pista tjetër është ajo e një inskenimi të mundshëm me qëllim humbjen e gjurmëve.