Aktualitet Çfarë ka ndodhur me nënën shqiptare që vrau tre vajzat?

Çfarë ka ndodhur me nënën shqiptare që vrau tre vajzat?

Mediat italiane kanë sjellë në vëmendje historinë e nënës shqiptare Edlira Copa, e cila në mars të vitit 2014 goditi për vdekje me thikë tre vajzat e saj, në shtëpinë e saj numër 87 në provincën e Corso Bergamo, në rrethin e Chiusos.

Por çfarë ka ndodhur me nënën e tre vogëlusheve të ndjera?

Që nga 1 qershori i këtij viti, ajo ka lënë qendrën e rehabilitimit të ish-spitalit psikiatrik të Castiglione delle Stiviere dhe tani është vendosur në një qendër të mbrojtur në krahinën e Leccos, raporton “ilgiorno.it”.

Kanë kaluar më shumë se 5 vite që nga mbrëmja mes 8 dhe 9 Marsit të vitit 2014, kur nëna shqiptare Edlira Capa vrau me thikë tre bijat e saj, Simona 13-vjeç, Keisi 8-vjeç dhe Sindi vetëm 3-vjeç. Më pas ajo në atë kohë tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga shkallët, por falë ndërhyrjes së karabinierit ajo mbijetoi.

Nëna me origjinë shqiptare, e cila sot është 42-vjeçare, nuk është e aftë për të kuptuar dhe dëshmuar, prandaj ajo nuk është dënuar për vrasjen e trefishtë.

“Vajzat e mia të vogla janë zhdukur? Ku janë ata? A jam unë në Shqipëri? Jo, i kam vrarë ata”, ishin këto fjalët e para të shprehura nga Edlira, të cilat ia kishte thënë fqinjës, e cila i ishte lutur mëngjesin e datës 9 Mars që t’i hapte derën.

“Ishte një masakër gjaku, si në një film horror. Kishte veshur një këmishë dhe ajo kishte një njollë të madhe gjaku para. Duart i kishte të përgjakura”, tha fqinja e shqiptares Nadia Valsecchi.

Në kushte të rënda psikologjike e pyetur në Departamentin e Rehabilitimit të Spitalit Lecco, Edlira kishte thënë se “në Itali ka mafiozë. Unë e bëra atë për të parandaluar që vajzat e mia të përfundonin keq”.

Edlira ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Bashkim Dobrushi dhe për këtë arsye kishte frikë se vajzat e saj mund të vuanin për shkak të vështirësive ekonomike.

“Një arsyetim absurd dhe i çmendur”, ishin fjalët e ish-prokurorit të çështjes Walter Mapelli.

Nga ana tjetër, mizoria e ngjarjes për motivime të pa kuptimta janë një shenjë e një problemi serioz mendor për gruan, por ekspertët do të duhet të thonë fjalën e fundit.