Kryesore Pak ditë nga 30 qershori, përfaqësuesit e SHBA dhe BE takojnë Bashën

Pak ditë nga 30 qershori, përfaqësuesit e SHBA dhe BE takojnë Bashën

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike për t’u takuar me kryedemokratin Lulzim Basha.

Takimi mes Bashës dhe diplomates amerikane vjen në një situatë të tensionuar politike. Opozita e bashkuar, e cila ka bojkotuar zgjedhjet, thotë se në datë 30 Qershor nuk do të ketë votime.

Ndërsa Partia Socialiste në pushtet vijon fushatën elektorale dhe thotë se zgjedhjet do të mbahen në datën e përcaktuar.

Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga 30 Qershori, palët politike nuk tërhiqen nga pozicionet e tyre për dekretin e Presidentit Meta që ka anuluar zgjedhjet.

Opozita dhe bashkitë e drejtuara prej tyre zbatojnë këtë dekret, kurse KQZ, qeveria dhe bashkitë e majta nuk e njohin vendimin e Presidentit.

Rreth mesditës, lideri i opozitës do të takohet edhe me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.