Politika “Çfarëdo lloj vendimi do kishte kosto”, mblidhet në selinë e PD kolegji...

“Çfarëdo lloj vendimi do kishte kosto”, mblidhet në selinë e PD kolegji i kryetarëve

Një ditë pas nisjes së legjislaturës së re dhe rikthimit të opozitës në parlament pas 2 vitesh, Kryetari i PD, Lulzim Basha, mblodhi këtë të shtunë kolegjin e kryetarëve.

Mes çështjeve të diskutuara ka qenë edhe ajo për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Ferdinand Xhaferraj foli pas përfundimit të takimit për mediat dhe tha se vendimi i Bashës, sido që të ishte, do të kishte kosto.

“Duhet të kemi parasysh se çfarëdo lloj vendimi do ishte i paralelizuar dhe do kishte kostot e veta. Vendimi u mor në limitet kohore duke dhënë mesazhin që janë shfrytëzuar mundësitë për gjetjen e një zgjidhje tjetër. Me vendimin merr parasysh eliminimin e kostove afatgjata për PD, kjo do të thotë edhe eliminimin e kostove afatgjatë për Shqipërinë”, tha ai.