Politika Cilat janë ndryshimet në statut që u vendosën në Kuvendin e 11...

Cilat janë ndryshimet në statut që u vendosën në Kuvendin e 11 Dhjetorit

Gjykata e Tiranës ka njohur këtë të premte zyrtarisht dhe ka regjistruar statutin e Kuvendit të Partisë Demokratike të 11 Dhjetorit 2021 të Komisionit të Rithemelimit.

Në këtë mënyrë, njihen të gjitha vendimet e Kuvendit të PD të 11 Dhjetorit, përfshirë logon, vulën dhe flamurin e PD-së.

Ndryshimet në statut që u vendosën në Kuvendin e 11 Dhjetorit:

-Parimi një anëtar, me qëllim të forcohet anëtarësia. Të zgjedhin kryetarët e degëve.

-Votimet primare, kandidatët për Parlamentin dhe organet vendore kanë të drejtë t’i zgjedhin anëtarët

-Referendumi, vendime të rëndësishme do merren nga anëtarësia.

-Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës, fusim në statut fraksionet, partia bëhet më e madhe duke u bashkuar dhe jo duke u ndarë.

-Kryetari duhet të udhëheq në bazë të vullnetit të anëtarësisë.

-Organet do të bëhen fleksible dhe me fuqi vendimmarrëse, anëtarët do të zgjidhet me votë të fshehtë. Mbaron koha që kryetari emëron

-Kryetari që humb zgjedhjet, pavarësisht arsyes i mbaron mandati menjëherë. Ky mekanizëm rrëzon kultin e individit.

-Organizatat partnere, përveç lidhjes së gruas dhe të FRPD është shtuar dhe grupi Dhjetor 90’, të cilat do të kenë kuota më të mëdha dhe më shumë liri.

-Logot dhe simbole janë shumë të rëndësishme. Me këtë statut ndryshon log, vula e kryetarit të PD, vula që ka kryetari deri sot nuk do të ketë vlerë nesër.

-Të gjithë organet do të futen në një garë dhe në një ristrukturim për t’u përgatitu për një opozitë të vërtetë.

-Ne propozojmë që me statut, që të ngrihet një komision i përkohshëm me figura dhe me autoritet. Ky organ do të garantoj deri në një fazë të dytë, kur të zgjidhet kryetari i ri dhe organet e reja.