Aktualitet Çili pranon vërtetësinë e përgjimeve dhe saktëson: Kam studio ligjore për ndërmjetësim

Çili pranon vërtetësinë e përgjimeve dhe saktëson: Kam studio ligjore për ndërmjetësim

Ndërsa pritet të jepet masa, pas një seance të gjatë, mësohen edhe deklaratat e Henri Çilit i cili ka pranuar vërtetësinë e përgjimeve, por sqaron se është kompania e tij e PR, një studio e mirëfilltë ligjore që dihet që e ka prej kohësh dhe që funksionon si PR dhe ndërmjetësim. Në ketë suazë thotë se ka vepruar duke shtuar se pas kësaj ngjarje do të reflektojë për të marrë masa të reja lidhur më mënyrën sesi duhet të funksionojë studioja.

Gjithashtu botuesi është shprehur se nëse kunati i tij ka shkelur ligjin të përgjigjet duke mohuar që vetë të ketë përgjegjësi. “Nëse kunati im ka bërë paligjshmëri, le të përgjigjet ai“. Botuesi Henri Çili është mbrojtur nga avokati Andi Duraj, i cili pretendon se arrestimi është i paligjshëm. Mbrojtja e Çilit në gjykatë ka zgjatur vetëm 35 minuta.

Avokati është shprehur se Prokuroria e Përmetit është nxituar se nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit.

Trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin për Çilin dhe 30 të arrestuarit e tjerë pas operacionit “Mezhgorani”.

Hetimet u zhvilluan nga prokuroria e Përmetit ku dolën përgjimet për ndërmjetësimin përmes Çilit për lehtësimin e dënimit për vëllezërit Aliko.