Manchester City nuk njeh “tolerim”. Pavarësisht nëse luan për Premier League, apo për FA Cup, ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka treguar edhe njëherë se është në formë të mirë dhe po e gjen rrugën e golit me shumë lehtësi.
Edhe ndaj Burnleyt, këtë të shtunë, City ka shënuar 5 gola, me autorë Gabriel Jesus, Bernardo Silva, De Bruyne, një autogol i Long dhe 11-metërsh i ekzekutuar mjeshtërisht nga Sergio Aguero.
Ndonëse shënoi vetëm një gol në pjesën e parë, duke dhënë sinjale se do të fitonte në këtë takim të raundit të katërt të kupës me pak impenjim, në të dytën “Citizens” shpërthyen në gola.