Përjashtimi nga UEFA, me dy vjet nga arena ndërkombëtare dhe mundësia e heqjes së titullit të vitit 2014 rrezikon eksodin masiv te Manchester City. Skuadra mund të humbasë yjet e saj, por ndërkohë anglezët marrin sinjalin e parë të rëndësishëm.
Pep Guardiola i ka premtuar besnikëri klubit, pavarësisht asaj që ndodh. Trajneri i ka njoftuar drejtuesve dhe futbollistëve se do të qëndrojë në krye të stolit, edhe nëse klubi nuk e fiton çështjen në Apel. “Me apo pa Champions do të respektoj kontratën që përfundon në vitin 2021”, ka thënë Guardiola.
Një garanci për City-n dhe një mesazh për Barcelonën, Juventusin dhe Paris SG, që dëshirojnë teknikun.