Kulturë Elton John humbet zërin në mbyllje të turneut dhe shpërthen në lot

Elton John humbet zërin në mbyllje të turneut dhe shpërthen në lot

“Ju kërkoj ndjesë, nuk jam mirë, më vjen vërtet shumë keq”.

Elton John ka mbyllur me lot turneun në Auckland, Zelandën e Re, të dielën.

Ai njoftoi se është diagnostikuar me pneumoni.

72-vjeçari po performonte në skenë në stadiumin e Mount Smart kur humbi zërin dhe shpërtheu në lot.

Në pamjet e publikuara në mediat sociale, ai shihet duke qarë ndërsa del nga skena dhe mijëra fansa i japin mbështetjen duke u ngritur në këmbë.

Në një postim më vonë në Instagram, John shkroi: “Dua ti falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në koncertin tim mbrëmjen e sotme në Auckland. U diagnostikova me pneumoni sot por isha i vendosur që t’iu jepja performancën më të mirë të realizuar ndonjëherë.”

Ndërsa më pas shtoi: “Këndova me gjithë zemër derisa zëri im nuk mund të këndonte më. Jam i zhgënjyer dhe thellësisht i mërzitur.”

Sipas fansave në koncert, këngëtari i tha audiencës: “Zëri im ka ikur plotësisht, më vjen keq.”