Detaje të reja vinë nga Spanja rreth kalimit të mundshëm të Neymar te Barcelona. Mediat spanjolle kanë zbuluar ofertën e re të klubit blaugrana për të bindur drejtuesit e Paris Saint Germain të lejojnë largimin e brazilianit.
Sipas të përditshmes katalanase Sport.es për të zhbllokuar situatën, Barcelona ka ofruar 125 milionë euro plus kartonin e Ivan Rakitic dhe huazimin e sulmuesit anësor Ousmane Dembele.
Një ofertë joshëse kjo por që edhe në këtë rast Paris Saint Germain do të marrë kohë për të dhënë një përgjigje pozitive ose negative.