Bota Mbretëresha Elisabeth pritet ta shpërndajë parlamentin, ky është fati i Brexit

Mbretëresha Elisabeth pritet ta shpërndajë parlamentin, ky është fati i Brexit

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë  do të duhet të pezullojë Parlamentin vetëm disa ditë pasi deputetët të kthehen në punë në shtator, dhe vetëm disa javë para afatit final të Brexit. Kjo kërkekë ka ardhur pikërisht nga qeveria e re e Boris Johnson-it.

Redaktorja politike e BBC, Laura Kuenssberg thotë se vendimi i Mbretëreshës do t’i hapë rrugën administratës së re të Boris Johnson për të respektuar rekomandimet e saj, fjalim i cili pritet të mbahet me 14 tetor.

Por kjo do të thotë që deputetët nuk ka gjasa të kenë kohë të miratojnë ndonjë ligj që mund të ndalojë kryeministrin të nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE pa një marrëveshje më 31 tetor.

Politikani konservator dhe avokuesi i fushatës “Qëndrim në BE”, Dominic Grieve e quajti fjalimin e ardhshëm si “një akt të egër” dhe paralajmëroi se mund të çojë në një votë mosbesimi ndah Johnsonit, duke shtuar: “Kjo qeveri do të rrëzohet”.

Një burim qeveritar e mbrojti këtë veprim, duke thënë se “është koha që qeveria e re dhe kryeministri i ri të përcaktojnë një plan për vendin pasi të largohemi nga BE”.

Ideja e shuarjes së Parlamentit – e njohur si prorogacion – ka shkaktuar polemikë, pasi kritikët thonë se kjo do t’i ndalojë deputetët të shprehin mendimin e tyre në procesin e Brexit.

Parlamenti normalisht pezullohet për një periudhë të shkurtër para se të fillojë një seancë e re. Veprimi bëhet nga Mbretëresha, me këshillën e kryeministrit.